Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë - Hamburg: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

Rrëshqitja e tokës në fshatin Çorravë, rrezikohet jeta e dy familjeve

11:22, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një banesë në fshatin Çorravë është në rrezik nga rrëshqitja e një masivi dheu, që ndodhet vetëm pak metra më sipër saj. Fatmirësisht, zona ka qenë e kultivuar më vreshtari dhe pemëtar, çka ka kontribuar në parandaluar një tragjedi të mundshme deri tani.

Ndërkohë, ekziston ende rreziku i vazhdimit të rrëshqitjes.

Në objektin e rrezikuar jetojnë dy familjet Kapa, të cilat kanë disa anëtarë, dhe janë të shqetësuar për sigurinë e jetës së tyre. Për momentin, ekipet e emergjencës po vlerësojnë situatën dhe po ndërmarrin masat e nevojshme për të mbrojtur banesat dhe për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco