Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë - Hamburg: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

'Sovjetiku', traktori që sfidon borën dhe hap rrugët e Mokrës

'Sovjetiku', traktori që sfidon borën dhe hap rrugët e Mokrës

10:51, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mes borës së dendur dhe terrenit malor të Mokrës, një traktor sovjetik DT-75, i prodhuar në vitet ’70–’80, vijon të kryejë punë që shpesh makineritë moderne nuk arrijnë ta përballojnë.

Ky mjet i rëndë, trashëgimi e periudhës komuniste, është projektuar për terrene të vështira dhe kushte ekstreme, duke e bërë të papërsëritshëm për hapjen e rrugëve të bllokuara nga bora dhe lidhjen e fshatrave të zonës.

Ndërsa sot investohen qindra mijëra euro në borëpastruese moderne, realiteti tregon se teknologjia e re nuk është gjithmonë zgjidhja më efikase për rrugët e ngushta, të pjerrëta dhe të izoluar malore. DT-75 është një simbol i një epoke të shkuar, por gjithashtu një mjet që mbetet jetik për jetën e përditshme të komuniteteve rurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco