Tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji” në Tiranë u përfshi nga flakët. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Ndërsa janë kërkuar shërbime shtesë nga Kamza, Vora, si edhe nga Elbasani janë nisur për t’u ardhur në ndihmë ekipeve në Tiranë.
Situata është kritike. Edhe pse 30 shërbime të forcave zjarrfikëse dhe 6 automjete ndërhynë në fillim nuk arritën të neutralizojnë flakët. Gjithashtu është kërkuar edhe ndihma e Ushtrisë. Policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë dhe ka dyshime që në magazina ka edhe bombola gazi.
Policia ka nisur evakuimin e banorëve nga zona për të shmangur rreziqet, ndërsa kabuj elektrik të ekspozuar pranë flakëve shtojnë rrezikun. Një efektiv i policisë deklaroi se në vendngjarje ka edhe bombola zjarri, gjë që rrit mundësinë e shpërthimeve.
Raportohet se janë mbi 50 magazina në ambientet ku ka rënë zjarri, ndërsa një tjetër vatër është përhapur.
Ekipet zjarrfikëse vijojnë punën për të shuar flakët.
© SYRI.net