Zjarri tek tregu ‘5 maji’ është masiv dhe është përhapur dhe në çatinë e një magazine tjetër.
Gazetari I Syri TV informon se janë 3 pallate në afërsi të magazinës së përfshirë nga zjarri masiv.
Ndërkohë 11 zjarrfikëse dhe 60 zjarrfikës po luftojnë me flakët.
Prefekti i qarkut tha se është kërkuar dhe ndihma e ushtrisë.
Në një video të siguruar nga Syri Tv duket zjarrfikësit që përpiqen të shuajnë flakët edhe brenda magazinës duke rrezikuar madje dhe jetën, pasi pjesë nga çatia bijnë poshtë dhe mund të rrezikojë të bjerë dhe struktura.
© SYRI.net