Zjarri ka përfshirë tregun e “5 Majit”. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrin. Ndërsa siç shihet edhe nga pamjet zjarri është i përmasave të mëdha.
Ishte një flakë masive ajo që përfshiu tregun e “5 Majit” gjatë orëve të fundit, duke krijuar panik në zonë. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të zjarrin, por nga burimet fillestare, siç raporton gazetari Klajdi Bodlli për Syri TV, dyshohet se shkëndija mund të ketë ardhur nga dyqane të vogla me rroba të përdorura. Nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm apo aksidental.
Tregu ishte i mbyllur në momentin e zjarrit, dhe nuk përjashtohet mundësia që incidenti të ketë ndodhur për të hapur truallin për ndërtim. Forcat zjarrfikëse janë drejtuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa nëse flakët vazhdojnë përhapjen, rrezikojnë të arrijnë edhe pallatet përreth.
Qytetarët dhe banorët e zonës janë paralajmëruar të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës.
Lajm në përditësim...
© SYRI.net