Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

'Qeveri që vjedh'/ I riu shpërthen në protestën e Durrësit: Na mbyti qeveria e korrupsioni, jo shiu

18:09, 08/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë protestës së zhvilluar para Bashkisë së Durrësit, një i ri me aftëi të kufizuara ka reaguar ashpër ndaj përmbytjeve që kanë përfshirë qytetin, duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë dhe zyrtarë të lartë për vjedhje të fondeve publike, të cilat sipas tij duhej të ishin përdorur për kanalizimet dhe parandalimin e situatës së rëndë.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se me dhjetëra miliona euro të vjedhura do të ishin zgjidhur prej kohësh problemet e kanalizimeve në Durrës. Sipas tij, vetëm me 50 milionë euro do të ishin bërë të gjitha kanalizimet e qytetit, ndërsa akuzoi Belinda Ballukun për vjedhje të 50 milionë eurove dhe Ervis Beberin për 100 milionë euro. Deklaratat e tij u shoqëruan me thirrjet e turmës: “Turp! Turp! Turp!”

I riu theksoi se përgjegjësia nuk është e motit apo e reshjeve, por e qeverisë dhe korrupsionit, duke deklaruar se përmbytjet nuk vijnë nga shiu, por nga qeverisja dhe nga Kryeministria. Sipas tij, vetëm ndalimi i vjedhjeve do të sillte edhe fundin e përmbytjeve në Durrës.

Ai deklaroi gjithashtu se prej gjashtë muajsh i ka shkruar drejtorit të kanalizimeve të Durrësit dhe UKD-së, Toni Gega, për të zhbllokuar pusetat në zonën e Currilave, por sipas tij nuk është marrë asnjë masë konkrete. I riu pretendon se punonjësit shkojnë në terren, bëjnë foto dhe i lënë pusetat të bllokuara, duke theksuar se ajo që ndodh në Currila është e njëjta situatë në të gjithë Durrësin.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se për sa kohë qyteti drejtohet nga të njëjtët njerëz, përmbytjet do të vazhdojnë, duke akuzuar atë që e quajti “banda” që sipas tij ka kapur për fyti Bashkinë e Durrësit prej 25 vitesh. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të largojnë ata që i cilësoi si hajdutë dhe banda që kanë shkatërruar qytetin.

Sipas tij, Durrësi nuk do të zhvillohet kurrë për sa kohë drejtohet nga këta pushtetarë, të cilët nuk punojnë, por vjedhin, ndërsa institucionet mbushen me patronazhistë dhe njerëz që nuk shërbejnë për interesin e qytetarëve.

Protesta para Bashkisë së Durrësit vijon me thirrje kundër korrupsionit dhe kërkesa për largimin e drejtuesve aktualë, ndërsa qytetarët fajësojnë institucionet për situatën e rëndë të krijuar nga përmbytjet.

Fjala e tij: 

'Më thoni sot, qeveria shqiptare, a janë këta që vjedhin 50 milionë euro? Me 50 milionë euro, a jeni dëshmitarë, se do të ishin bërë të gjitha kanalizimet e Durrësit. 50 milionë euro ka vjedhur Belinda Balluku, vetëm me një mesazh. 100 milionë euro ka vjedhur Ervis Beberi. Crowd: Turp! Turp! Turp! A është Edi Rama që i bie apo jo? Turp! Këta kanë vjedhur fondet e Durrësit, këta kanë vjedhur fondet e... Nuk është faj moti, nuk është faj shiu, na ka mbytur qeveriu!

 Ku fondet e korrupsionit e sjell përmbytjen nga Surreli, nga kryeministria. Nuk e sjell shiu, po e sjell qeveriu. Kur ata ndalin vjedhjet, atëherë do të dalin dhe përmbytjet e Durrësit. Unë jam dëshmitar. Kam gjashtë muaj që i shkruaj drejtorit të kanalizimeve të Durrësit, të UKD-së, Toni Gega, dhe nuk vjen të zhbllokojë pusetat te Currilat.

Unë po ju bëj shembull Currilat, se siç janë Currilat, është i gjithë Durrësi. Unë i kam mesazhet në WhatsApp, që drejtori sjell punonjësit me kazma, bëjnë foto dhe i lënë pusetat e bllokuara. Për sa kohë ata do na vjedhin, Durrësi do të përmbytet. Për sa kohë ata do na drejtojnë, Durrësi do të përmbytet. Duhet të çohemi, t'i largojmë hajdutët që e kanë kapur për fyti bashkinë e Durrësit prej 25 vitesh. Banda e Vangjushit, banda e... banda e të gjithëve.

Duhet t'i largojmë bandat. Duhet t'i largojmë bandat. Durrësi nuk do të bëhet kurrë sa të ketë këta pushtetarë. Këta nuk punojnë. Këta vjedhin. Patronazhistët... një njerëz për kanalizimet, njerëz për pastrimet, punësojnë patronazhistë, punësojnë spiunë.'-u shpreh ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco