Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

'Durrësi skena e krimit, korrupsioni na mbyti jo shiu', qytetarët tentojnë të hyjnë në Bashki, policia i ndalon: Duam përgjigje...

17:43, 08/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët e Durrësit, të pakënaqur nga mosveprimi i institucioneve për përmbytjet e përsëritura dhe mungesën e pastrimit të kanaleve kulluese, kanë mbërritur tek shkallët e Bashkisë, duke tentuar të hyjnë brenda ndërtesës për të kërkuar përgjegjësi dhe zgjidhje.

Protestuesit janë ndaluar nga Policia, e cila ka vendosur kordone sigurie për të mos lejuar hyrjen e qytetarëve në Bashki. Marshimi dhe tensioni shoqërohen me thirrje të fuqishme nga qytetarët: “Na u bashkoni!”, ndërsa ata mbajnë pankarta që denoncojnë neglizhencën dhe fajësimin e institucioneve: “Korrupsioni na mbyti, jo shiu!”

Banorët e Durrësit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe shpalljen e gjendjes së emergjencës, duke theksuar se shumë banesa vazhdojnë të jenë nën ujë dhe pasojat ekonomike janë të mëdha. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa qytetarët kërkojnë përgjegjësi të qarta nga Bashkia dhe autoritetet shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco