Moti i keq në qarkun e Elbasanit ka sjellë probleme në rrjetin elektrik, kryesisht në bashkitë Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas.
Bazuar në të dhënat zyrtare, dëmtime ka pësuar rrjeti shpërndarës dhe shtyllat e tensionit të ulët. Kjo ka bërë, që energjia elektrike të ndërpritet për shumë familje, ndërsa kjo situatë është në ditën e tetë të saj.
Aktualisht, rreth 700 abonentë në Rajonin Elbasan mbeten pa furnizim me energji, ndërsa disa linja janë rikthyer pjesërisht në punë.
© SYRI.net