Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

Vdekja e fëmijës Brian Spahia. Dërgohet në gjykatë Ina Xhixho e babai i saj Landi Xhixho, bashkë me 3 të tjerë

Vdekja e fëmijës Brian Spahia. Dërgohet në gjykatë Ina Xhixho e babai i saj Landi Xhixho, bashkë me 3 të tjerë

11:50, 08/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Elton Qyno – Syri.net

Pesë persona janë marrë të pandehur nga prokuroria e Tiranës, e cila tashmë ka vendosur të mbyllë hetimet për çështjen penale që lidhet me vdekjen e vogëlushit të mitur Brian Spahia.

Vendimi për mbylljen e hetimeve është marrë nga prokurorja, Alma Felaj, e cila i ka komunikuar akuzat 5 të pandehurve si mjekëve Roland Xhaxho, vajzës së tij, Ina Xhaxho dhe Marta Ginës, të cilët akuzohet tashmë për “Mjekim të pakujdesshëm” me pasojë vdekjen e një fëmije të mitur.

Të pandehur për këtë çështje janë marrë dhe dy ekspertët mjeko-ligjorë, Elton Serani dhe Erindo Allo, të cilët dyshohen për “Shpërdorim detyre” të kryer në bashkëpunim.

Prokuroria Alma Felaj u bind se personat nën hetim kishin kryer veprën penale pasi nga Italia erdhi aktekspetrtiza që provonte se humbja e jetës së Brian Spahisë erdhi si pasojë e anestezizë së lartë të dhënë në klinikën dentare.

Nga verifikimi u zbulua se nuk janë kryer kontrollet e nevojshme për identifikimin e saktë të gjendjes klinike para operacionit të pacientit.

Një tjetër shkelje e rëndë ka të bëjë më nxjerrjen nga spitali i të miturit, duke mos marrë parasysh gjithashtu rreziqet që lidhen me anestezinë dhe patologjitë nga të cilat vuante fëmija, e sidomos arsyet për një kohë të zgjatur zgjimi, pas ndërhyrjes si dhe shenja të tjera klinike.

Brian Spahia së bashku me prindërit kishte shkuar në klinikë për rregullimin e dhëmbëve por që me vendim të anestezistit Roland Xhaxho u vendos që të ndërhyhej në 14 dhëmbë duke i bërë anestezi të plotë. Si pasoje e anestezisë së lartë të miturit iu dëmtua mëlçia.

Roland Xhaxho u justifikua me faktin se ai nuk ishte vënë në dijeni për sëmundjet e fëmijës, por ky argument nuk e ka bindur prokurorinë për ti lënë më masa lehtësuese, duke i vendosur në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, Xhaxhon dhe vajzën e tij, Ina Xhaxho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco