Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

Vjosa në nivelin 9.2m/ Gazetari: Rrezikohet përmbytja masive e fshatrave të Vlorës! Thirrje për evakuime

10:52, 08/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situatë alarmante në zonën e Novoselës, ku lumi Vjosë ka arritur nivelin kritik 9.2 metra, duke kaluar vijën e kuqe dhe duke vënë në rrezik të menjëhershëm disa fshatra.

Gazetari i SYRI-t për Vlorën, Gentjan Këllçiu, në një lidhje live nga terreni, raporton se tashmë 14 banesa janë të përmbytura në të gjithë njësinë administrative, tre prej të cilave në zonën e urës së Mifolit janë nën ujë që nga dita e djeshme, ku katet e para të tyre janë tërësisht të pazhytura.

Prurjet e mëdha të ujit, që vijnë nga zona e Memaliajt, po vërshojnë aktualisht drejt fshatit Bishan, ku raportohet se janë përmbytur rreth 100 hektarë tokë bujqësore. Rreziku mbetet i lartë edhe për fshatrat Fitore dhe Mifol, pasi uji i ka arritur argjinaturës dhe pritet që prurjet të shtohen ndjeshëm në katër orët e ardhshme.

Është bërë thirrje që qytetarët të largohen menjëherë dhe të evakuojnë bagëtitë e kafshët shtëpiake për të shmangur dëme më të mëdha.

Sipas raportimeve, masat e marra më herët kanë qenë të pamjaftueshme, duke u kufizuar vetëm në bllokimin e disa pikave ku mund të kishte çarje të argjinaturës.

Ndërkohë, moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në qytetin e Vlorës, ku është pezulluar lundrimi detar për të gjitha anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi do të vazhdojë normalisht lundrimin. Në të njëjtën kohë, në Parkun Kombëtar të Llogarasë ka rënë dëbora e parë, duke shkaktuar vështirësi të përkohshme në qarkullim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco