Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

'Insistimi'/ Arrestohet 28-vjeçari që përndiqte dhe kanoste një grua në rrjete sociale

'Insistimi'/ Arrestohet 28-vjeçari që përndiqte dhe kanoste një grua në rrjete sociale

10:09, 08/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se përndiqte dhe kanoste në rrjete sociale një 37-vjeçare, duke i shkaktuar asaj ankth dhe panik. I riu përdorte disa llogari false për të kryer veprimet e paligjshme.

Sipas njoftimit zyrtar, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja e dëmtuar, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, organizuan operacionin policor të koduar “Insistimi”, i cili çoi në identifikimin dhe arrestimin e shtetasit L. K., 28 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, policia sekuestroi dy celularë, në të cilët u konstatuan llogari false aktive në platformat “Instagram” dhe “TikTok”, të përdorura nga i arrestuari për përndjekjen dhe kanosjen e 37-vjeçares.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco