Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Në Katund të Ri, në Durrës, lumi Erzen ka dalë nga shtrati, duke vështirësuar qarkullimin në këtë zonë. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, lëvizja me automjete të vogla është e pamundur.
Situata e përmbytjeve paraqitet problematike edhe në zona të tjera të vendit, ku reshjet intensive kanë sjellë përmbytje të tokave bujqësore, shtëpive dhe vështirësi në qarkullim.
Sipas denoncimit të banorit në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, rrezikohen të gjitha shtëpitë e banorëve në afërsi të shtratit të lumit.
© SYRI.net