Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

VIDEO/ Shembet e gjithë skarpata në hyrje të tunelit, mbyllet rruga Qukës-Qafë Plloçë! Aksi i Ballukut kushtoi 260 mln euro

20:07, 07/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për shkak të inerteve dhe dherave në aksin Qafë Plloçë - Qukës, aktualisht po mbyllet qarkullimi në këtë segment.

Mësohet nga informacionet më të fundit, se për të marrë masa lidhur me qarkullimin e mjeteve dhe për të shmangur rrezikun si në rastin e mjetit të aksidentuar paraditen e sotme, është mbyllur përkohësisht qarkullimi në këtë aks.

Policia e qarkullimit rrugor Korçë dhe ajo e Elbasanit po orientojnë mjetet drejt rrugës së vjetër duke vendosur patrulla në hyrje të Qafë Plloçës dhe në hyrje të Qukësit për të mos lejuar hyrjen në aksin e ri.

Aksi do të qëndrojë i mbyllur deri në momentin që firma kontraktore të pastrojë plotësisht të gjitha dherat e inertet që kanë rënë në rrugë dhe derisa të mos ketë më rrezik për qarkullimin e mjeteve.

Firma kontraktore edhe në këto momente ndodhet në aks ku po bën ndërhyrjet ndërsa nuk dihet se sa do të zgjatë bllokimi i qarkullimit në këtë zonë.

Rruga që kushtoi 260 milionë euro, e zgjati 15 vjet për t`u ndërtuar, sot në mëngjes u shemb për herë të tretë, brenda katër muajve, ku këtë herë, masivi i dheut ra mbi një automjet që po lëvizte në këtë aks. Rrëshkitja paradite ndodhi në daljen e njërit prej dy tuneleve, që ndodhen në zonën e Qafë Plloçës dhe lëvizja u bë me një aks deri mbrëmjen e sotme kur masivi  i dherave ka bllokuar tashmë krejt rrugën.

Kjo është hera e tretë që rruga Qukës-Qafë Plloç shembet, duke u kthyer në rrezik serioz për të marrë jetë qytetarësh.

Për herë të parë, rruga u shemb në muajin nëntor, vetëm një muaj pasi Belinda Balluku dhe Edi Rama, kryen inagurimin e saj. Segementi ku kanë ndodhur të treja shembjet e rrugës, është ndërtuar nga kompania 2T, e Artan Sakos, vëllait të kryebashkiakut të Tepelenës, Gramos Sako.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco