Përveç përmbytjeve, në Tiranë kanë nisur të shpërthejnë dhe ujërat e zeza.
Në një video të mbërritur në redaksinë e SYRI-t, duket se si tubacionet e ujërave të zeza nuk po arrijnë të shkarkojnë më dhe janë rikthyer mbrapsh duke shpërthyer nëpër banesa.
Pamjet që shikoni në video janë regjistruar pasditen e sotme në zonën e ‘Vilave Gjermane’ në rrugën e Elbasanit.
Ndërkaq nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e institucioneve vendore dhe qendrore.
© SYRI.net