VIDEO - ‘Është e pamundur'/ Kryefamiljari tregon dëmet nga përmbytja e banesës: S’kemi ku të flemë!

16:55, 07/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Probleme me reshjet intensive të dy ditëve të fundit janë hasur edhe në Qarkun e Elbasanit. Uji ka vërshuar në disa banesa, duke e bërë të pamundur qëndrimin brenda tyre.

Një prej kryefamiljarëve shprehet se për shkak të reshjeve të shiut, shtëpia e tij është bërë e pabanueshme pasi uji ka përmbytur çdo gjë.

Dhomat, tregon kryefamiljari për Syri Tv janë bërë të pabanueshme, ndërsa të gjitha mobiljet dhe orenditë kanë dalë jashtë funksionit.

‘Më bëri dëme në dhoma, shiko si është uji prezent, ku do të flejë njeriu. Është e pamundur. Sikur me qenë në plazh. Dhomat e tjera janë më keq, krevatet janë në ujë, ça të shikosh’, shprehet kryefamiljari.

Një tjetër banor tregon se si vërshimi i përroit të Garunjës ka përmbytur rreth 20 banesa, ndërsa askush nga instancat shteërore e lokale nuk është parë në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

‘Për momentin mund të jenë të 20 shtëpi. Reshjet e shiut kanë nisur rreth orës 10.00, ishte nami në krahun atje. Përroi i Garunjës është bllokuar dhe uji ka plasur në anën tjetër dhe ka sjellë përmbytjet e banesave’, shprehet një banor i zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco