Pak minuta shi mjaftojnë që rrugët e Tiranës të zhyten nën ujë, infrastruktura dështon sërish

16:43, 07/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vetëm pak minuta reshje shiu kanë mjaftuar që rrugët e kryeqytetit të përmbyten, duke nxjerrë në pah edhe një herë dështimin e infrastrukturës urbane në Tiranë.

Nga pamjet e siguruara nga SYRI TV, shihet qartë situata problematike në Njësinë 4, ku uji ka pushtuar rrugët, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve. Në disa segmente, makinat lëvizin me vështirësi, ndërsa qytetarët detyrohen të kalojnë mes ujit.

Pamjet tregojnë automjete të bllokuara, rrugë të mbuluara nga uji dhe banorë që përpiqen të lëvizin mes përmbytjes, ndërsa kanalizimet duket se nuk kanë përballuar sasinë e reshjeve, edhe pse shiu ka zgjatur vetëm pak minuta.

Sa herë bie shi, e njëjta situatë përsëritet në disa zona të Tiranës, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi investimet e bëra, funksionimin e kanalizimeve dhe përgjegjësinë e institucioneve vendore.

Pamjet e SYRI TV flasin qartë për një problem të përsëritur, ku edhe një shi i lehtë mjafton për të paralizuar kryeqytetin, duke lënë qytetarët të përballen vetë me pasojat e një infrastrukture që dështon sa herë bie shi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco