Kaos në Aeroportin e Brindisit/ Devijohen 2 fluturime drejt Tiranës, pasagjerët pushtojnë pistën

Kaos në Aeroportin e Brindisit/ Devijohen 2 fluturime drejt Tiranës, pasagjerët pushtojnë pistën

14:54, 07/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot,7 janar 2026, në Aeroportin e Brindizit, ku rreth 150 pasagjerë që ndodheshin në bord të dy fluturimeve direkte për Tiranë, të cilat u devijuan për shkak të motit të keq, kanë reaguar me protestë dhe pushtim të një pjese të pistës aeroportit.

Sipas gazetares së SYRI-t, Alba Kepi, fluturimet, të nisura nga Orio al Serio dhe Bologna, të dyja të kompanisë Ëizz Air, me 400 pasagjerë në total, nuk kanë mundur të ulen në kryeqytetin shqiptar për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme, duke shkaktuar uljen emergjente në Puglia.

Pasagjerët e pakënaqur kanë forcuar portat e kontrollit të sigurisë dhe kanë arritur në pistë, duke qëndruar aty për disa orë dhe duke kërkuar të nisen menjëherë drejt Shqipërisë. Situata shkaktoi tension dhe kaos, ndërsa policia, karabinierët dhe Guarda di Financa kanë ndërhynë për të rivendosur rendin publik.

Disa pasagjerë kanë pranuar ofertën e kompanisë për transport me autobus drejt aeroporitit Fiumicino në Romë, ku do të marrin fluturimin më të shpejtë për Tiranë, ndërsa për rreth 150 pasagjerë të tjerë është planifikuar nisja me traget drejt Vlorës në pasditen e sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco