Një aksident i rëndë është shënuar përgjatë aksit Korçë - Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan.
Automjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin B. M., ka përplasur shtetasin I. S., rreth 65 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë në rrugë.
65-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 23.12.2025, rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në fshatin Sovjan, Maliq, automjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin B. M., ka përplasur shtetasin I. S., rreth 65 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë në rrugë. 65-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
© SYRI.net