SYRI TV/ Përplasje në këshillin bashkiak të Vlorës, shoferët e linjave interurbane përplasen me policinë

SYRI TV/ Përplasje në këshillin bashkiak të Vlorës, shoferët e linjave interurbane përplasen me policinë

15:19, 23/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbledhja e kësaj të marte e Këshillit Bashkiak të Vlorës u zhvillua me tensione, pasi shoferët e autobusëve të linjave urbane kërkuan të merrnin pjesë në seancë, por nuk u lejuan nga policët . Shoferët insistonin të takonin kryetaren e bashkisë dhe të këshillit bashkika për të diskutuar shqetësimet e tyre për mungesën e një terminali dhe për largimin e linjave të palicencuara që sipas tyre po i shkatërron linjat e rregullta. Këshilltarët e opozitës lajmëruan drejtuesit e këtyre mjeteve se kërkesa e tyre ka kaluar në vesh të shurdhër pasi vendi për qëndrimin e tyre tashmë është votuar.

SYRI TV

Me përlasje të forta është shoqëruar mbledhja e këshillit bashkiak në Vlorë ku drejtues autobusëve të linjave interurbane në Vlorë pas protestës së një dite më parë kanë shkuar sot dhe kërkojnë takim me kryetaren e këshillit bashkiak për të përcaktuar një vend ku mund të qëndrojnë. Drejtues të këtyre mjeteve nuk janë lejuar që të futen në sallë ku po zhvillohej mbledhja ndërsa për t’i ndaluar ata janë angazhuar policia bashkiake dhe policia e rendit.

Shoferët e linjave interurbane thonë se nuk do të largohen nga dyert e pallatit të sportit ku po zhvillohej mbledhja pa marrë një përgjigjje që ju jep atyre një zgjedhje.

Pak para nisjes së mbledhjes shoferët e autobusëve paraqitën edhe kërkesat e tyre në drejtim të këshillit bashkiak të vlorës.

Pas përfundimit të mbledhjes së këshillit bashkiak, kryetarja e këtij këshilli, Elpiniqi Merkuri iu tha shoferëve se do ti takonte ditën e premte..

Ndërkohë anëtarët e këshillit bashkiak të opozitës demaskuan kretarën e këshillit bashkiak se takimi me drejtuesit e automjeve të transportit urban është fars pasi kërkesa që ata kanë për vendqendrimin e autobusëve tashmë është votuar nga këshilltarët socialist!

Një mbledhjen e kësaj të marte këshilltarëve të opozitës nuk id ha në asnjë moment fjala, ndërsa me forcën e kartova socialistët votuan edhe buxhetin e vitit 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco