Publikimi i dosjes së Ergys Agasit tregon se ka një bashkëpunim të mundshëm mes SPAK dhe opozitës. Ky është pretendimi i avokatit të Ergys Agasit, Maks Haxhia që u paraqit sot në SPAK për t’u njohur me dosjen. Nga ana tjetër avokati pretendon se nuk ka asnjë provë që e lidh Ergys Agasin me rrëmbimin e biznesmenit Geron Meçe.
Syri TV
Maks Haxhia, avokati i Ergys Agasit, pretendon se nuk ka asnjë provë që e lidh Ergys Agasin me rrëmbimin e biznesmenit Geron Meçe. Këtë pretendim e bëri në dyert e SPAK ku pretendoi se shkoi për t’u njohur me dosjen.
Maks Haxhia u ndal dhe tek aparatura e përgjimit që Ergys Agasi kishte vendosur në zyrë, ku tentoi ta justifikonte
Maks Haxhia shkon dhe më tej kur publikimin e dosjes së Ergys Agasit e lidh më një bashkëpunim të mundshëm mes SPAK dhe opozitës.
Avokati Haxhia u shpreh se Agasi nuk është arratisur por është jashtë për çështje biznesi dhe do kthehet për tu përballur me drejtësinë.
© SYRI.net