Pak orë na ndajnë nga vigjilja e Krishtlindjes, ndërsa për besimtarët e krishterë kjo festë është mjaft domethënëse. Qytetarë që kremtojnë këtë festë shprehen se ky vit do t’i gjejë më tavolina bosh për shkak të çmimeve të larta dhe pamundësisë për të blerë ushqime. Kjo situatë reflektohet edhe tregun e qytetit të Lezhës, ku të paktë janë qytetarët që blejnë ushqime.
SYRI TV
Varfëria e çdo qytetari në këtë fundvit, pasqyrohet më mirë se kudo tjetër, në tregjet ushqimore në të katër anët e vendit.
Këto janë pamjet e tregut të qytetit të Lezhës në këto ditë të fundit të dhjetorit. Ndonëse jemi në prag të festave të fundvitit blerësit janë të paktë.
Të ardhurat e pakta kanë vënë në vështirësi qytetarët, duke sjellë rënie të fuqisë blerëse thonë tregtarët.
Konsumatorët thonë se çmimet janë të papërballueshme dhe me të ardhurat e tyre e kanë të pamundur të festojnë, pa ndihmën e fëmijëve që i kanë në emigracion.
Rënia e fuqisë blerëse ka falimentuar shumë biznese në Lezhë gjatë viteve të fundit, duke i detyruar tregtarët që të mbyllin aktivitetin dhe të gjejnë mënyra të tjera punësimi.
© SYRI.net