Kanosi me armë zjarri një person, kapet 31-vjeçari në Durrës

Kanosi me armë zjarri një person, kapet 31-vjeçari në Durrës

12:47, 23/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia. Sipas policisë i riu ka kanosur me armë zjarri një person. Ngjarja ka ndodhur më 16 tetor në 2025, në rrugë në fshatin Fllakë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 01.11.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco