Gjatë 24 orëve të fundit, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës është regjistruar një fluks i lartë lëvizjeje.
Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Greqi kanë lëvizur gjithsej 7 919 shtetas.
Nga këta shtetas, 5 253 janë regjistruar në hyrje dhe 2 666 shtetas në dalje.
Gjithashtu, janë regjistruar 2 675 mjete në hyrje-dalje, konkretisht 1 626 në hyrje dhe 1 049 në dalje.
Sipas mediave greke, aksi Kakavijë–Janinë, në segmentin Kallpaq, do të mbetet e hapur për qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve
© SYRI.net