Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:00. Sipas hetimeve paraprake, 42-vjeçari, Andi Jaupi, ka përplasur për vdekje 45-vjeçarin, Besmir Beta në rrugë.
Nga policia bëhet me dije se, ky i fundit ka ndërruar jetë në vend pas përplasjes nga automjeti, ndërsa drejtuesi i makinës po procedohet nga autoritetet.
Njoftimi i policisë
“Në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, shtetasi Andi Jaupi 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Besmir Beta rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e dinamikës, shkaqeve dhe rrethanave të aksidenti, teksa po procedohet edhe drejtuesi i mjetit.”
© SYRI.net