Porti i Vlorës ka regjistruar sot një tjetër fluks të konsiderueshëm pasagjerësh me mbërritjen e tragetit “European Star”, i ardhur nga porti i Brindisit, Itali.
Mjeti lundrues, që mban flamurin e Panamasë, ka mbërritur në Vlorë më 21 dhjetor 2025. Sipas të dhënave zyrtare, në bord ndodheshin 692 pasagjerë dhe 45 anëtarë të ekuipazhit.
Bashkë me pasagjerët janë transportuar edhe 147 automjete, 3 minivanë, 7 minibusë, 3 autobusë, 9 kamionë si dhe 1 motomjet.
Autoritetet portuale bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat për përpunimin normal të dokumentacionit dhe menaxhimin e fluksit, ndërsa procedurat janë zhvilluar pa probleme.
Fluksi i emigrantëve pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, për shkak të kthimeve masive të qytetarëve gjatë festave të fundvitit.
© SYRI.net