Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Tiranë/ 23-vjeçari kapet me kanabis në trajtë xhelatine, erdhi me postë nga Kanadaja! Lënda narkotike me vlerë rreth 10 mijë euro

Tiranë/ 23-vjeçari kapet me kanabis në trajtë xhelatine, erdhi me postë nga Kanadaja! Lënda narkotike me vlerë rreth 10 mijë euro

10:51, 20/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, blutë gjetën 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine. 

I riu i identifikuar si Domeniko Cibaku banues në Dibër u kap në rrugën “5 Maji”.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike me vlerë 10 000 euro erdhi me postë Kanadaja drejt Shqipërisë dhe do shitej në lokalet në  zonën e '5 Majit' ku edhe u arrestua 23-vjeçari.

LEXO EDHE: Tiranë, sekuestrohet 1.5 kg lëndë narkotike e ardhur nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit nga Dibra

Burime bëjnë me dije si i riu pa precedentë penalë, por përdorues i lëndëve narkotike ndihmohej nga një tjetër person për shitjen e lëndës narkotike. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga Policia.

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve profesionale, u kap në rrugën “5 Maji” dhe u vu në pranga shtetasi:

-D. C., 23 vjeç, banues në Dibër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kilogramë e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine,  me vlerë rreth 10 000 euro.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike është trafikuar nga Kanadaja.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco