Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

VIDEO/ Dentiste Genta e Shijakut sfidon institucionet! Hap klinikën, ISHSH e gjobit dhe ia mbyll sërish

21:29, 19/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lori, një zonjë 38-vjeçare me banim në Greqi, është viktima e radhës e dentistes abuzive Genta Elezi, e cila për dy javë me radhë është bërë personazh i temave tona.

Pasi e takuam, kuptuam që zonja Genta, përveç klinikës, nuk dispononte asnjë dokument për të ushtruar profesionin, që nga regjistrimi në Urdhrin e Stomatologut e një sërë mungesash dokumentacioni të konstatuara nga ISHSH dhe, për më tepër, kryente evazion fiskal pa u trembur aspak nga institucionet.

Menjëherë pas denoncimit tonë, një numër i madh personash, viktima të pseudomjekes, na kontaktuan për të denoncuar paaftësinë dhe metodat abuzive të saj.

Por tani le të flasim për rastin e radhës, që njëlloj si të tjerët, ka pësuar një dëm fizik të pariparueshëm nga paaftësia e kësaj zonje.

Gruaja emigrante ndodhej me pushime në Shqipëri, kur, pasi ka parë ofertat e parezistueshme të pseudomjekes, ka vendosur të bëjë një pastrim rutinë të dhëmbëve, por aty është përballur me një situatë të papritur.

Një refren i njohur dhe i përsëritur thuajse tek çdo pacient i kësaj zonje, e cila kudo sheh kocka të dëmtuara.

E thënë nga një “mjeke” që dhëmbët do të të bien, nuk është aq entuziazmuese; përkundrazi, një argument i padëgjuar ndonjëherë, që e ka terrorizuar zonjën, e cila në vizitën e radhës ka marrë një tjetër goditje nga kjo grua që vetëdeklarohej mjeke.

Tek Lori nuk ishte shfaqur asnjë shenjë që ta bënte të dyshonte për një anomali të dhëmbëve, por pseudomjekja ishte tërësisht e bindur në teorinë e saj, prandaj këmbënguli për ta bindur pacienten se duhej të nxitonte.

Pas këtij insistimi aspak normal, pacientja dorëzohet, duke pranuar të bëjë me urgjencë ndërhyrjen që do ta shpëtonte nga ajo anomali e padëgjuar e gojës.

Një ndërhyrje duke djegur çdo etapë, që ka shkaktuar jo pak komplikacione tek 38-vjeçarja.

Pavarësisht se nga dentistja abuzive ishte premtuar një punë e shpejtë dhe në pak ditë, befas ajo nuk bëhet më e gjallë, duke ngritur dyshimet e para tek pacientja e saj.

Dhe kuptohet që një pjesë e parave, njëlloj si në rastet e tjera të pacientëve të mashtruar, duhej të jepeshin pa nisur puna.

Paratë ishin paguar, ndaj, e njoftuar nga “mjekja”, katër ditë më vonë, pacientja paraqitet në klinikë për vendosjen e dhëmbëve të rinj...

Kjo ankesë e 38-vjeçares nuk e zuri të papërgatitur dentisten Genta, e cila i premtoi që gjithçka do të rregullohej. Por ndërkohë, gjendja e pacientes sa vinte e rëndohej më shumë. Dhe përgjigjja e “mjekes” për këtë situatë ishte vërtet revoltuese...

Por kjo nuk ishte aspak e vërtetë, sepse gruaja e re nuk po shihte asnjë përmirësim. Dhimbjet ishin konstante, edhe pse ditët kalonin.

Tashmë besimi ishte humbur. Asnjë dentist, sado i paaftë të ishte, nuk do të kishte vepruar në atë mënyrë. Prandaj, në kushtet kur dhëmbët i ishin shkatërruar tërësisht, pacientja me të drejtë kërkon t’i kthehet pas shuma totale prej 3000 eurosh që kishte dhënë, plus pagesën për riparimin e dëmit që vajza do ta bënte në një tjetër klinikë.

E gjitha kjo për të fituar kohë, me qëllimin për të mos kthyer asnjë lek mbrapsht. Prandaj, në këto kushte, pacientja, në pamundësi për të ardhur në Shqipëri, përfshin vëllain e saj.

Atje ku kanë shkuar tashmë një numër i madh i viktimave të doktoreshë Gentës, e cila, pavarësisht masave administrative, vazhdon e qetë punën në klinikën e saj në Shijak.

Ndaj, në këtë situatë, vendosim ta takojmë vetë sërish dentisten Genta.

Në fillim pseudodentistja mohoi që vazhdon punën dhe më pas u hodh në sulm, duke u kthyer nga e akuzuar në akuzuese.

Befas biseda me zonjën Genta bëhet më dinamike, me tone të ngritura dhe përpjekje për të na nxjerrë jashtë klinikës së saj abuzive.

Sidoqoftë, pas gjithë asaj zhurme dhe masave të institucioneve, a duhej mbyllur kjo klinikë abuzive? Këtë më mirë se askush na e sqaron ISHSH e Durrësit, e cila para një jave konstatoi shkelje të njëpasnjëshme të kësaj zonje.

Pas komunikimit me Drejtorin e ISHSH Durrës kuptojmë se pseudomjekja ka shkelur edhe një herë ligjin, duke kundërshtuar një tjetër masë të institucioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco