Syri TV ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes në Selitë të Vogël në kryeqytet, ku një sasi tritoli iu vendos një makine. Nga pamjet shihet qartë se makina ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar mes njerëzve.
Makina ishte e parkuar në oborrin e banesës së 39-vjeçarit, Dritan Jano i cili është edhe pronari i saj.
Syri TV ka mësuar se në dëshminë e tij, Dritan Jano ka mohuar të ketë konflikte të hapura ose të ketë pasur debate me ndonjë person duke mohuar që të ketë dijeni për rrethanat pse autorët e mundshëm që i vendosën lëndën plasëse në makinë.
Burime bëjnë me dije se, Dritan Jano është nipi i Thoma Janos, ish-zëvendësprokuror i përgjithshëm për pjesën e përgjimeve, që ka lënë sistemin e drejtësisë pak kohë më parë. Hetuesit po shqyrtojnë disa pista, përfshirë edhe lidhjet me xhaxhain e tij, për të zbardhur motivin e sulmit. Ndërsa bashkëshortja e 39-vjeçarit Dorina Jano rezulton se është një nga Administratorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.
Sipas burimeve, prej gati 10 vitesh ai ishte i punësuar në Institutin Metrologjisë dhe nuk është person i skeduar më herët nga policia.
© SYRI.net