Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Aksident fatal në aksin Velipojë–Shkodër, humb jetën një 67-vjeçar

Aksident fatal në aksin Velipojë–Shkodër, humb jetën një 67-vjeçar

12:53, 19/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor “Velipojë–Shkodër”. Një 74-vjeçar, i identifikuar si Balto Palaj, ka përplasur me automjetin e tij një 67-vjeçar, Fatmir Kraja, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e plagëve të marra, Kraja është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. P., 74 vjeç, banues në Shirq, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, me automjetin që drejtonte dyshohet se ka përplasur shtetasin F. K., 67 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë, shtetasi F. K. ka humbur jetën, në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco