Një automjet i shpallur në kërkim ndërkombëtar është zbuluar në Shqipëri, duke çuar në nisjen e një procedimi penal ndaj një shtetasi italian.
Bëhet fjalë për N. P., 46 vjeç, i cili dyshohet se ka futur në territorin shqiptar një mjet të vjedhur jashtë vendit.
Burime bëjnë me dije se makina rezultonte e shpallur në kërkim nga autoritetet ndërkombëtare, ndërsa pas verifikimeve të kryera nga strukturat për hetimin e trafiqeve, ajo u lokalizua dhe u sekuestrua si provë materiale.
Çështja tashmë i ka kaluar Prokurorisë, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrugën e trafikut të automjetit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë penale të personave të përfshirë.
© SYRI.net