Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Iu vendos eksploziv në makinën e parkuar në oborr, zbardhet dëshmia e 39-vjeçarit

Iu vendos eksploziv në makinën e parkuar në oborr, zbardhet dëshmia e 39-vjeçarit

09:40, 19/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shpërthim më lëndë plasëse u raportua në Selitë të Vogël. Lënda plasëse iu vendos automjetit të 39-vjeçarit Dritan Jano.

Syri TV ka mësuar se në dëshminë e tij, Dritan Jano ka mohuar të ketë konflikte të hapura ose të ketë pasur debate me ndonjë person duke mohuar që të ketë dijeni për rrethanat pse autorët e mundshëm që i vendosën lëndën plasëse në makinë.

Sipas burimeve, prej gati 10 vitesh ai ishte i punësuar në Institutin Metrologjisë dhe nuk është person i skeduar më herët nga policia.

Deri më tani nuk ka një pistë konkrete, por hetuesit dyshojnë se shkak mund të jetë bërë ndonjë konflikt i çastit me ndonjë person.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco