Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Detaje nga Seanca/ SPAK paraqet prova të reja: Balluku duhet të qëndrojë e pezulluar nga detyra

Detaje nga Seanca/ SPAK paraqet prova të reja: Balluku duhet të qëndrojë e pezulluar nga detyra

14:45, 18/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj zbulon detaje nga seanca me dyer të mbyllura e Belinda Ballukut në Apelin e GJKKO-së.

Mësohet se SPAK ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë përfshirë edhe pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

 Arsyetimi i prokurorëve ishte se Kushtetuesja ka pezulluar vetëm efektet jo masën në vetvete.

Prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko paraqitën prova të reja, përfshirë ato dërguar Kuvendit që rëndojnë pozitat e numrit dy të qeverisë Rama.

Avokatët e Ballukut nga ana tjetër kërkuan pushimin e gjykimit sa i takon masës së pezullimit me argumentin se për të është shprehur Gjykata Kushtetuese.

Dy bashkëpunëtorët e Ballukut, kreu i KESh, Erlad Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli kërkuar zbutjen e masës së arrestit të shtëpisë pasi i pengon të ushtrojnë funksionet e tyre.

Lexo dhe: Unaza e Re si skenë krimi, 7 tenderat u paracaktuan nga Balluku - Berberi. 4 A-M mori lotin 2…

Rreziku për intimidimin e dëshmitarëve dhe prishja e provave janë disa nga arsyet pse ekziston masa e sigurimit.

Dje kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka shpërndarë një pjesë nga shkresat e SPAK në të cilën theksohet se prokuroria, përmes metodave special, ka arritur të konfirmojë presionet që numri 2 i qeverisë ka ushtruar ndaj një vartësje të saj, e cila është dëshmitare në këtë dosje.

Lexo dhe: A është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar dhe intimiduar gjatë kryerjes së hetimeve nga SPAK?

Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera në aferën e tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për shtatë lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, ku sipas SPAK fituesit dyshohet se ishin të paracaktuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco