Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

'21 janari' Meta dëshmon 2 orë në SPAK: Amerikanët ishin në dijeni të skenarit të dhunshëm të Ramës

'21 janari' Meta dëshmon 2 orë në SPAK: Amerikanët ishin në dijeni të skenarit të dhunshëm të Ramës

14:35, 18/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj ka zbardhur pjesë nga dëshmia që Ilir Meta dha sot në SPAK në lidhje me dosjen e 21 janarit.

Mësohet se presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dëshmuar për rreth dy orë në SPAK se amerikanët dhe shërbimet inteligjente ishin në dijeni të skenarit të dhunshëm të organizuar nga Edi Rama, për të patur viktima që ti jepej një kauzë.

Lidhur me provat që ai disponon apo ka dijeni, ish presidenti orientoi organin hetues të kryejë kontrolle dhe të sekuestrojë materialet që ndodhen pranë institucioneve përkatëse. Mësohet se ka dhënë emra konkretë dhe që konsiderohen informacione  të klasifikuara.

Ka qenë vetëm Meta, i cili javë më parë kërkoi të dëshmonte në lidhje me “21 janarin”, si person ne dijeni dhe mund te jepte informacion te vlefshëm mbi ngjarjen.

Ai është pyetur nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit qe ishin caktuar nga prokurori i dosjes Alfred Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco