Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Balluku kërkon të rrëzohet vendimi i 'pezullimit nga detyra', Apeli i GJKKO-së tërhiqet për vendim

Balluku kërkon të rrëzohet vendimi i 'pezullimit nga detyra', Apeli i GJKKO-së tërhiqet për vendim

14:02, 18/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Pas më shumë se 2 orësh, gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së është tërhequr për vendim lidhur me kërkesën e zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila ka kërkuar heqjen e masave të sigurisë të caktuara ndaj saj, konkretisht pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit, të vendosura nga GJKKO.

Në Gjykatë ajo përfaqësohet nga dy avokatët e saj. Ndërkohë dy bashkëpunëtorët e zv.kryeministres drejtori i KESH Erald Elezi, dhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, të cilët ndodhen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, u paraqitë në seancën gjyqësore shoqëruar nga përfaqësuesit ligjorë.

Pasi u dëgjyan palët gjyqtarja Miliana Muça u tërhoq për vendim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco