Një ngjarje e pazakontë ka tronditur qytetin e Sarandës më 17 dhjetor 2025, kur kalimtarët gjetën në lagjen nr. 1, pranë vendit të quajtur “15-katëshi”, një çantë të zezë që përmbante një armë pistoletë të tipit “TT”.
Pas hetimeve të para, dyshohet se arma i përket shtetasit R. H., 48 vjeç, banues në Sarandë, i cili është shpallur në kërkim për mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit. Materialet janë referuar në Prokurori, ndërsa punët për kapjen e tij vijojnë intensivisht.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” shtetasin R. H., 48 vjeç, banues në Sarandë.
Pasi më datë 17.12.2025, në afërsi të vendit të quajtur “15-katëshi”, në lagjen nr. 1, Sarandë, në një bordurë trotuari është gjetur nga kalimtarë të rastit një çantë me ngjyrë të zezë, brenda së cilës ndodhej një armë zjarri pistoletë e llojit “TT”. Nga verifikimet e para hetimore dyshohet se arma e zjarrit i përket shtetasit R. H., për të cilin vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
© SYRI.net