Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Protestat e fermerëve grekë/ Kakavija mbyllet për 4 orë, lejohen vetëm emergjencat

Protestat e fermerëve grekë/ Kakavija mbyllet për 4 orë, lejohen vetëm emergjencat

09:03, 17/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autoritetet e Policisë Kufitare Kakavijë kanë njoftuar mbylljen për afro 4 orë nga ana e palës greke.

Shkak janë bërë fermerët grekë, të cilët vijojnë të protestojnë prej javësh kundër qeverisë helene.

‘Nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët’, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë Kufitare Kakavijë.

Autoritetet bëjnë me dije se qarkullimi në këtë pikë kufitare, do të lejohet vetëm për mjetet e emergjencës, ndërsa kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, Policia Kufitare Kakavijë sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco