Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Tapizë-Fushë Krujë, ku ka humbur jetën një këmbësor rreth 62 vjeç.
Burime zyrtare nga policia thanë se, 19-vjeçari Kleo M., duke drejtuar një ‘Audi’ me targe AB 266 PM, ka përplasur 62-vjeçarin duke i marrë jetën, ndërkohë që aksidenti ka qenë
Krujë/ Informacion paraprak:
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net