Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Makinat përplasen kokë më kokë/ Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, plagosen 2 persona

Makinat përplasen kokë më kokë/ Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, plagosen 2 persona

17:28, 16/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të enjte në segmentin rrugor Shupenz–Maqellarë, ku janë përplasur tre mjete. Sipas informacioneve , një prej automjeteve, me targa bullgare, udhëtonte drejt Tiranës me një familje.

Korrespondenti i SYRI  bën te ditur se mjetet janë përplasur kokë më kokë, ndërsa si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i një automjeti tip Audi, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Bulqizës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco