Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Shpërthimi i një bombule shkatërron banesën në Elbasan, nëna dhe fëmijët mbeten pa strehë

11:17, 16/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shpërthim i një bombule 3-litërshe mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit shkatërroi plotësisht banesën e Delina Bardhit, e cila jetonte së bashku me djalin e saj dhe dy fëmijët jetimë të të vëllait.

E tronditur, Delina tregoi se qeni i saj e ka shtyrë jashtë banesës për ta shpëtuar, pasi ajo kishte tentuar të hynte përsëri brenda për të fikur zjarrin.

Flakët përfshinë shtëpinë në pak sekonda, duke e lënë atë dhe familjen e saj të pastrehë.

Delina bën apel që shteti dhe institucionet përkatëse t’i vijnë në ndihmë për të siguruar një strehë të sigurt për të dhe fëmijët e saj, pasi përveç një ndihme ekonomike të njëhershme, nuk ka asnjë të ardhur tjetër për të mbajtur familjen.

Vëllai i saj, Bujar Bardhi, kërkon ndihmë që për motrën të gjendet një banesë e sigurt, pasi shpërthimi ka shkatërruar dritaret dhe muret e rrethimit, dhe pjesa që ka mbetur mund të shembet në çdo moment.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco