Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

'200 punëtorë të kompanisë nënkontraktore të Bankers ende pa paga! Naftëtari: Vijojmë protestat

09:43, 16/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Punonjës të Bankers Petroleum, të angazhuar kryesisht në punët teknike në fusha, kanë nisur sot një protestë për shkak të vonesave të vazhdueshme në pagesën e rrogave.

Sipas një prej naftëtarëve të kompanisë, situata ka nisur që në tetor, ndërsa disa punëtorë nuk kanë marrë pagat e tyre që nga muaji qershor.

“Kemi afat kohor për marrjen e rrogës dhe ende nuk na është hedhur, edhe pse kemi kërkuar disa herë përgjigje. Vetëm na thonë se është bllokuar dhe shitja po vonohet,” – shprehet një nga punëtorët, i cili punon si teknik në fushe.

Sipas tij, kjo nuk është vetëm një problem i njërës prej degëve, por i gjithë grupit kryesor, ku punëtorët mbeten të pambrojtur dhe pa informacion të qartë mbi pagesat.

LEXO EDHE: Nënkontraktorët e 'Bankers Petroleum' në krizë: Rreth 200 punëtorë pa paga prej muajsh

Situata, siç thotë punëtori, është përkeqësuar që nga periudha e pandemisë COVID-19, kur aktiviteti ishte i kufizuar dhe kompanitë kishin ndaluar përkohësisht disa operacione.

Punëtorët paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat deri në zgjidhjen e situatës, duke kërkuar që drejtuesit e kompanisë të respektojnë të drejtat e tyre dhe të paguajnë rrogat e prapambetura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco