Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

EMRI/ 87-vjeçari gjendet i pajetë në Lungomare, Vlorë

EMRI/ 87-vjeçari gjendet i pajetë në Lungomare, Vlorë

08:20, 16/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Një person është gjetur i mbytur në det përgjatë zonës së Lungomares.

Sipas informacioneve nga policia, qytetarë të Vlorës kanë konstatuar një person që ishte futur në det dhe kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë në breg.

Viktima është identifikuar si Shezai Hoxha, 87 vjeç. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia po vijon hetimet për të sqaruar shkaqet e mbytjes.

Trupi i pajetë është transportuar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco