Ky që shihni në foto, është 32-vjeçari Artjol Xhelo nga Ura Vajgurore e Beratit, ish-punonjës policie, që u gjet i pajetë këtë të hënë në qafën e Llogarasë.
Trupi i tij u dogj plotësisht brenda në makinën e tij tip BMW, ndërsa dyshimet paraprake të policisë janë për vetëvrasje. Por, nuk janë përjashtuar pista të tjera hetimi lidhur për ndonjë ngjarje kriminale.
Sipas burimeve, në komunikimin e fundit që i riu kishte patur me familjarë të tij, ishte shprehur që nuk kthehej në shtëpi në rast se nuk gjente punë.
Në vitin 2023, Xhelo ishte përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, dhe si pasojë kanë deklaruar të afërmit, kjo ka ndikuar në gjendjen e tij.
© SYRI.net