Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

'Kam taku djalin e deputetit...' Përgjimet e SkyECC për grupin e 'Rrajave'! Si u trafikuan 475 kg kokainë nga Ekuadori Foto: Rexhep Rraja

'Kam taku djalin e deputetit...' Përgjimet e SkyECC për grupin e 'Rrajave'! Si u trafikuan 475 kg kokainë nga Ekuadori

10:12, 15/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Redaksia Syri ka siguruar dosjen e grupit të Rrajave të cilët akuzohen për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Mes të arrestuarve është dhe Rexhep Rraja, djali i ish deputetit socialist Rrahman Rraja.

SPAK akuzon grupin nga Fushë Kruja për tre episode dhe njëri prej tyre është ai i pjesëmarrjes në trafikimin e 475 kg kokainë nga Ekuadori drejt Holandës.

Si provë kyçe janë përgjimet e Sky Ecc ku grupi bën organizimin e trasnferimit të kësaj ngarkese.

Ngarkesa u bllokua në datë 23 Nëntor 2020, në portin Vlissingen. Kokaina ishte e fshehur në një ngarkesë me banane me mbishkrimin e paketimeve "Yelloë Pafic" të cilat transportoheshin me anijen "Autumn Stream”. Sipas Shërbimeve të doganave, cituar nga mediat e asaj kohe thuhej se droga ka një vlerë në rrugë prej 23 milion euro

Ndër të tjera SPAK ka përgjimet e SKY ECC të Ervis Shulit me Përparim Rrajën, kushëririn e Rexhepit, në nëntor 2020 ku Shuli i shpjegon për një debat që ka patur me një shokun e tyre të përbashkët nga Fushë Kruja, i cili nuk i kishte bërë pagesën që kishte porositur për 10 kilogram, në ngarkesën prej 475 kilogram lëndë narkotike të sekuestruar në Portin Vlissingen.  Në bisedë shoku i tyre (ende i paidentifikuar nga SPAK) I kishte komunikuar Shulit se kishte takuar Përparim Rrajën dhe djalin e deputetit. Gjatë bisedave Shuli i dërgon dhe foto të ngarkesës me drogë.

Përgjimi I 30 nëntorit 2020 biseda e Ervis Shulit me Përparim Rrajën. Më poshtë është vetëm çfarë I ka shkruar Shuli Rrajës.

ku esht ai ku.va

A me ka thon kam atdh ne shiperi

Po them per ate fushkrujsin

Po Ai me ka thon jam aty e jam me ty e po i kerkoj leket ty

Leket qe ka dhon per mallin Aitij ku.ves kam fol para 15 ditesh e me tha apo me fut nja gje me  shemen ketu ke un po ju pata then me jep leket e jua fus sa cop doni duam 20 jo 20 skam vend por 10 jua fus ti kaloj leket ne shiperi me tha per 3 dit ok se kina cuar me

shemon 10 cop ne Elbasan

 ok ju thash ne rregull jan kam fut buket e lek skan kaluar asgje tani kur u ka nis puna ju kam cuar stampen e sasin 475 cop e ju thash puna ka hyr ne uje ti jap sot ti jap neser jam ne shiperi kam takuar cakun ok mir ju thash para 5 diteve anija ka ariit ne holland ne rregull Tani malli esht kap ka dal ne gazet ok

Me shkruan nje mesazh se kam takuar ty e djalin e deputetit e ju i keni thon shikoje se ta ka fut vi... se ka desh me te marr Iket

ja dhe gazeta qe ka ra malli E me tha po ti pse ca... si ke fut cke pun me caа... ti thash un ja fus ka vetja ime se ca... ska lek prandaj mos u merr me ca.. ti por bjer leket Vlla 2 cop ti kam pas fut me lek te mia se e di se nuk ke lek mos ta ni por me vjen me ja qi ata robt atij ku.ve

Une e kam pas me ate shoket e mi qe ti i njeh se kush jan

Nuk me bjen men per 60 m ero qe me ka ai ku.va po pse rren Se un kam pas vet 30 buk ne kete pun por burri lidhet nga fjala jo nga koka Por kaq mu desht me dit se a ke takuar ti me te se me ka then jam ne shiperi me ty ka 4 dit E plus me ka cuar para 15. ditesh nje turr me hashash e me shemon ne foto.

exhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja rezulton të ketë qenë drejtuesi i një prej grupeve që u goditën me urdhër të SPAK, pasi kishin trafikuar 2.4 tonë marjuanë e kokainë drejt vende të Bashkimit Europian. 

Dosja u sigurua nga gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco