Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

SYRI TV/ Kanali i Naunkës rrezik për shëndetin publik, prej 3 vitesh pa pastrim në lagjen '24 maji'

16:42, 14/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e lagjes “24 Maji” në Vlorë kanë ngritur shqetësimin në media për neglizhencën e pushtetit vendor ndaj një kanali që sipas tyre e bën jetën të pamundur në këtë lagje. Prej 3 vitesh Kanali I Naunkës nuk pastrohet duke u bërë burim për infeksione në verë e duke sjellë përmbytje në dimër.

SYRI TV

Banorët e lagjes “24 Maji” ngrenë alarmin për gjendjen alarmante të Kanalit të Naunkës, i cili prej më shumë se tre vitesh nuk është pastruar, duke u kthyer në një burim serioz rreziku për shëndetin publik.

Sipas banorëve, gjatë stinës së verës zona pushtohet nga mushkonjat dhe insektet, duke e bërë jetesën të vështirë dhe duke rritur rrezikun për sëmundje, ndërsa në dimër, kanali bllokohet dhe shkakton përmbytje të shpeshta të banesave dhe rrugëve përreth.

Situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, pasi neglizhenca e zgjatur po rrezikon shëndetin e komunitetit dhe po dëmton pronën e qytetarëve.

Banorët kërkojnë pastrimin të kanalit dhe një zgjidhje afatgjatë, për të shmangur përsëritjen e këtij problemi çdo vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco