Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen pesë persona

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen pesë persona

15:36, 14/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pesë persona janë arrestuar pas një incidenti të shtënash me armë zjarri që ka ndodhur sot në rrugën e Gjilanit, në Prishtinë.- Advertisement -

Sipas KosovaPress, policia ka ndërmarrë veprime të shpejta duke arrestuar katër persona të dyshuar dhe duke sekuestruar armët e përdorura në këtë ngjarje.

Policia ka arritur të identifikojë dhe të kapë edhe personin e pestë të dyshuar, nga i cili është sekuestruar një tjetër armë.

Në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në komisariat për 48 orë, duke u akuzuar për veprat penale të përdorimit të armëve apo mjeteve të rrezikshme, mbajtjes së paautorizuar të armëve dhe posedimit të paautorizuar të narkotikëve.

Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco