Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

SYRI TV/ Fushë-Krujë, përplaset për vdekje një 18 vjeçar, u përplas teksa po shtynte një mjet të fikur

13:50, 14/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 18-vjeçar ka humbur jetën në Fushë Krujë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së shtunës. Irdi Laci është goditur nga një mjet tip fuoristradë teksa po shtynte një mjeti i cili ishte fikur në mes të rrugës. Irdi Laçi ka humbur jetën në spital ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka shkuar në komisariati. Në Fier një 62-vjeçar e ka zënë zetori teksa ishte duke punuar. Mjeti është përmbysur duke i shkaktuar vdekjen Xhorxhi Priftit. Ndërkohë në aksin Berat-Lushnje një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, dy personat që ndodheshin në të kanë pësuar dëmtime të shumta dhe janë dërguar në spital.

 

SYRI TV

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fushë Krujë. Një 18-vjeçar është përplasur nga një mjet tip fuoristradë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në daljë të Fushë-Krujës. Irdi Laci në momentin që është goditur ka qenë duke shtyrë një mjet i cili ishte fikur në mes të rrugës. Shkak për aksidentin është bërë errësira në rrugë dhe mosvendosja e mjeteve të sinjalistikës. Drejtuesi i mjetit tip fuoristradë ka shkuar në komisariat ku po jep sqarimet e tij në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që pritet që grupi hetimor të përcaktojë jë dhe rrethanat e sakta të aksidentit.

Ndërkohë në Fier, 62-vjeçari Xhorxhi Prifti ka humbur jetën duke punuar tokën e tij në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Ngjarja ka ndodhur në Rreth Libofshë të Fierit. 62-vjeçari u gjet i vdekur nga familjarët të cilët u shqetësuan pasi nuk po u përgjigjej telefonatave të tyre. Më pas ato kanë lajmëruar policinë, e cila ka nisur hetimet. Dyshimet janë se 62-vjeçari teksa po punonte me zetor, mjeti është përmbysur duke e zënë Xhorxhi Priftin dhe duke bërë që të humbë jetën. 

Një tjetër aksident është shënuar në aksin Berat-Lushnje në fshatin Çukas.

Një mjeti tip Shevrolet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues përgjatë rrugës. Në makinë ndodheshin dy persona burrë e grua, të cilët kanë mbetur të bllokuar dhe është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikësë për t’i nxjerrë nga mjeti. Dy personat janë dërguar menjëherë në spital pasi kanë marrë dëmtime të shumta ndërkohë që në gjendje më të rëndë është gruaja e moshës 70-vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco