Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

SYRI TV/ Dalin pamjet e pengmarrjes në Vlorë për 70 mijë euro

22:43, 13/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kanë dalë pamjet e të riut nga Mitrovica që u mor peng në Vlorë për rreth 2 javë. 3 të arrestuarit pretendojnë se nuk ishte një pengmarrje dhe mbrojtësit e tyre kanë ndarë edhe pamjet ku Fisnik Xhaka shihet duke drekuar me pengmarrësit. Por familja e të riut pretendon se Xhaka është dhunuar dhe se pengmarrësit kanë kërkuar 70 mijë euro për lirimin e tij.

Nga Syri TV

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës për pengmarrjen e Fatmir Xhakës nga Kosova teksa janë publikuar edhe pamjet, ku autorët me viktimën e tyre shihen duke drekuar.

Në pranga kanë përfunduar tre të rinjtë vlonjatë, Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj. 

Sipas policisë, ngjarja lidhet me një borxh të pashlyer, ndërsa 39-vjeçari dyshohet se është mbajtur peng për rreth dy javë në një banesë në lagjen “Osman Haxhiu”, në qytetin bregdetar ku dhe është dhunuar.

Mbrojtja e autorëve që pritet të dalin para Gjykatës së Vlorës për tu njohur me masat e sigurisë, kanë përfshirë në fashikujt e kundërshtimit të akuzave, edhe pamje filmike ku viktima shihet me autorët duke drekuar, ç’ka sipas avokatëve tregon se ata njiheshin me njëri-tjetrin dhe se nuk bëhet fjalë për një situatë pengmarrjeje.

Sipas tyre Xhaka ka ardhur nga Kosova me valixhe dhe veshmbathje personale, me qëllimin për të qëndruar aty për një periudhë kohe, fakt që provohet sipas saj edhe nga policia që njofton se rrobat e tij janë gjetur në apartamentin ku mbahej pengu në lagjen “Osman Hxhiu”, vetëm 300 m larg komisariatit të policisë.

Avokatët pretendojnë se i riu u kërkonte para familjarëve për të shlyer një borxh, për të cilin kishte dalë garant, dhe se rasti është keqinterpretuar si pengmarrje.

Edhe pse në pamje nuk dallohet qartë data dhe ora e regjistrimit, videot tregojnë se personat njihen mes tyre dhe komunikojnë lirshëm.

Por ndërkohë, në komunikatën zyrtare, forcat e rendit, bënë të ditur se shtetasi nga Kosova është dhunuar nga pengmarrësit dhe se këta të fundit i kanë kërkuar familjes së tij 70 mijë euro në këmbim të lirisë.

Motra e Fatmir Xhakës që jeton në Suedi e cila vuri në dijeni interpolin e ky i fundit policinë e Vlorës për rrëmbimin teksa pas ndërhyrjes që liroi pengun, i riu nga Mitrovica u dërgua edhe në spital për ndihmë mjekësore.

Gjatë kontrolleve u gjet edhe një sasi kanabisi, si dhe radi marrëse-dhënse si ato që përdoren nga policia. Pretendimet e avokatëve pritet të marrin zgjidhje gjyqësore mbi bazën e provave që do të sjellë edhe prokuroria. në një marrëveshje droge me persona jashtë Shqipërisë, çka më pas u kthye në shkakun kryesor të konfliktit.

Të dhënat jo zyrtare tregojnë se Xhaka kishte dalë garant për tre të arrestuarit, duke siguruar që një sasi droge me vlerë rreth 70 mijë euro të dorëzohej në një vend të Bashkimit Evropian pa u paguar paraprakisht. Marrëveshja parashikonte që pagesa të kryhej më vonë, por paratë për ngarkesën nuk u kthyen kurrë, duke sjellë përshkallëzimin e situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco