3 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, rreth orës 16.30, këtë të shtunë 13 dhjetor.
Burime zyrtare të Policisë bëjnë me disje se automjeti me drejtues shtetasin F. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. S., si dhe me automjetin me drejtues shtetasin G. Sh.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë shtetasi me inicialet, F. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Shkodër–Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin F. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. S., si dhe me automjetin me drejtues shtetasin G. Sh.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë shtetasi F. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net