Një konflikt i dhunshëm mes disa të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës, në zonën e njohur si “Kongresi i Përmetit”. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, kur disa të rinj janë përfshirë në një debat që ka degjeneruar në përdorim të mjeteve prerëse.
Si rezultat, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Raportohet se të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimet paraprake, policia bën me dije se në konflikt janë përfshirë shtetasi A. K. dhe shtetasit F. Th. dhe K. Th., të cilët janë vëllezër.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:10, në lagjen "Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).
Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin.
© SYRI.net