Forcat speciale të RENEA-s kanë zhvilluar dy operacione të ndara në zonën e Dobraçit në Shkodër dhe në Fushë-Kuqe, në kuadër të goditjes së aktivitetit kriminal dhe armëmbajtjes pa leje.
Gazetari Elton Qyno ka mesuar se gjatë aksionit të zhvilluar në Fushë-Kuqe janë arrestuar dy persona, identifikuar si Ervin Merlika dhe Fred Xhixha. Arrestimet u kryen pas kontrolleve të imtësishme në banesat e tyre, ku policia dyshon se kishin armë pa leje.
Në qytetin e Shkodrës RENEA ka ushtruar kontroll në banesën e Eljo Hatos dhe në disa shtëpi në lagjen “Dobraç”.
Në të dy operacionet, forcat e rendit kanë sekuestruar armë zjarri dhe po vijojnë kontrollin e zonave për gjetjen e elementëve të tjerë të mundshëm të përfshirë.
Policia bëri me dije se këto veprime janë pjesë e një serie masash të ndërmarra për të rritur sigurinë dhe për të parandaluar veprimtaritë kriminale në zonat e veriut të vendit. Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme në orët në vijim.
© SYRI.net